Portieri i ish elitës jugosllave, ka dy fjalë për lojtarët e Kosovës

Futboll

Portieri i ish elitës jugosllave, ka dy fjalë për lojtarët e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:58
Esat Mehmeti

Pak kush që nuk e njeh emrin e madh të futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur që ka mbrojtur ngjyrat edhe në elitën e futbollit ish jugosllav! Ai ka bërë një analizë të shkurtër por shumë domethënëse.  
“Humbja (dy pikë) ndaj Bullgarisë dhembë...!
Nga dëshira e flakët e djelmoshave tanë që ta mposhtim Bullgarinë gjithsesi u dogjëm...!
Po, edhe fati ishte kundërshtar i madh i yni! Nga 5-6 raste ideale nuk u shënua... Kurse, kundërshtari - Bullgaria nuk e pat as një gjysmë rasti...! Përpos lojës defensivë si orientim për të mos pësuar ia dolën...
Unë nga përvoja ime e analizova mirë, e mirë paraqitjen e portierit tanë Muriqi...
Se nga portieri fillohet loja, se nga portieri diktohet tempo e lojës, se nga portieri 50% m'varet taktika e lojës....  Goli i pranuar ishte një ç'orientim i tërë skuadrës. Muriqi duke dashur që sa më shpejtë te furnizojë me topa të gjatë në drejtim të sulmit për të shënuar, në fakt ajo lojë i shkonte përshtati kundërshtarit. Sa, herë e fillonte lojën me dorë, ne ishim ata që bënim kreativitet në lojë dhe rrezik për kundërshtarin... nga u krijuan ato raste...Gati 30% Muriqi luajti lojën e qendërmbrojtësit , duke bërë trusni me topa të gjatë dhe duke kaluar lojtarët e vetë të mesit që thuajse ishin inekzistent nga kjo taktikë e lojës.

Është shumë e vështirë, për vet Muriqin t'i luaj dy role, në portë dhe si qendërmbrojtës që shpeshherë mundë të jenë tragjike, duke harruar portën e vet. Mendimi dhe këshilla ime është për këtë kolos të ri t'i ndihmohet e këshillohet nga trajnerët, që loja e filluar nga portieri të ndikojë tërësisht në taktiken e lojës, aq më tepër kur dihet se lojtarët tanë posedojnë një aftësi individuale fantastike me teknikë dhe me lojë nga mbrojtja e mesi i fushës, duke e tërhequr kundërshtarin, jashtë 16 të tyre dhe me hapësirën e krijuar dhe lojën ‘një kundër një’ që është arma më e fortë e jona, ku kemi Rashicën, Celinën, Zhegrovën, Zenelin, sigurisht do të ishim më efikas. Jemi një kombëtare e re, koha punon për ne. Suksese djem ju priftë e mbara”, ka shkruar Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat