‘Bomba’ e Xhakës me notë të pabesueshme në Zvicër!

Futboll

‘Bomba’ e Xhakës me notë të pabesueshme në Zvicër!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:15
‘Bomba’ e Xhakës me notë të pabesueshme në Zvicër!

Mesfushori ofensivë Granit Xhaka, është lojtar i ndeshjes për kombëtaren e Zvicrës, e cila si vendas barazoi me rezultat 3:3 me Danimarkën, në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Një kohë të gjatë do të mbahet mend projektili apo goditja si bombë e Xhakës nga rreth 18-19 metra që e la të shtangur portierin Schmeichel pikërisht në minutën e 66-të.

Gazeta e mirënjohur zvicerane “Blick”, kapitenin Granit Xhakën e ka vlerësuar me notën maksimale 6, kurse Albian Ajetin me 4.

Xhaka shënoi, kurse Ajeti asistoi, por futbollisti Admir Mehmedi që u fut në lojë në minutën e 71-të mbetet pa notë. Ja notat e lojtarëve sipas “Blick”: Yann Sommer 4, Kevin Mbabu 3, Nico Elvedi 3, Manuel Akanj 4, Ricardo Rodriguez 5, Denis Zakaria 4, Granit Xhaka 6, Remo Freuler 4, Breel embolo 5, Albian Ajeti 4, Steven Zuber 4, Loris Benito 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat