Thyhet rekord negativ pas 13 vitesh

Futboll

Thyhet rekord negativ pas 13 vitesh

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:22
Shqipëria U21

Shqipëria U21 u turpërua në Andorra, duke barazuar me rezultatin 2-2 ndaj një kundërshtar më shumë se modest, mund të konsiderohet amator. Paraqitja e kuqezinjve ndaj një ekipi që futbollin duket se e ka pikën më të dobët, ka thyer një tabu më shumë se 13 vjeçare për Andorrën, rekord ky që vihet pikërisht përballë Shqipërisë që si prioritet ka ‘furnizimin e Kombëtares’ me futbollistë të talentuar. Që nga viti 2006, e deri më sot Andorra nuk ka arritur të shënojë kurrë dy gola në një ndeshje zyrtare, duke arritur vetëm një fitore përballë Letonisë që luante me dy kartonë të kuq, fitore kjo me rezultatin minimal 1-0. Në këtë mënyrë, për herë të parë Andorra tregon muskujt duke realizuar dy gola dhe duke marrë një pikë ndaj një kundërshtari si Shqipëria, futbollistët e së cilës luajnë në klube të ndryshme europiane dhe përveç futbollit nuk kanë tjetër profesion siç mund të kenë ata të Andorrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat