Juventusi në dilemë për Ronaldon

Futboll

Juventusi në dilemë për Ronaldon

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:23
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo frikëson Juventusin.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” u dëmtua në ndeshjen që Portugali po e zhvillonte ndaj Serbisë për eliminatoret në Euro 2020.

Portugezi ka një dëmtim të lehtë në kofshë, e cili në shumicën e rasteve nuk përkthehet në më shumë se dy javë mungese nga fushat e blerta.

Do të jetë rezonanca mjekësore ajo që do të vendosë sa do të mungojë Ronaldo.

Më 16 prill, ‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me Ajaxin në Ligës së Kampionëve, ndërsa në dilemë të madhe është prezenca e CR7-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat