Zvicra nga 3:0 në minutën e 84-të, doli në 3:3. Ja si reagon Xhaka

Futboll

Zvicra nga 3:0 në minutën e 84-të, doli në 3:3. Ja si reagon Xhaka

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:40
Granit Xhaka

Granit Xhaka ishte një nga protagonistët në barazimin 3:3 të Zvicrës ndaj Danimarkës. Zvicra lëshoi fitoren nga duart duke humbur epërsinë prej 3 golave në dhjetë minutat e fundit të takimit.

Xhaka shënoi një super gol për Zvicrën për ta çuar rezultatin në 2:0. Megjithatë largimi i tij nga fusha në minutën e 79 duket se pati ndikim direkt në rezultat pasi danezët nga minuta e 84′ e deri në minutën e 90+3′ shënuan tre herë për të marrë një pikë. Por, përkundër barazimit Xhaka është i kënaqur me pozicionin e kombëtares së Zvicrës.

“Donim të fitonim, nuk e arritëm por ende jemi në një pozitë të fuqishme. Tani koha të kthehem tek Arsenali, kemi synime që duhet t’i arrijmë”, është shprehur Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat