I shpëtoi aksidentit ajror, vdes duke luajtur futboll

Futboll

I shpëtoi aksidentit ajror, vdes duke luajtur futboll

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:15
Rafael Henzel

Është një tjetër ditë pikëllimi për futbollin brazilian. Ai që i shpëtoi aksidentit tragjik ajror të klubit Chapecoense ka ndërruar jetë duke luajtur futboll.Tashmë është konfirmuar se i shpëtuari i tragjedisë ajrore, Rafael Henzel ka vdekur duke luajtur futboll, ndërkaq ai ishte komentator i futbollit prezent në aeroplanin e ekipit që udhëtonte drejt Medelinit të Kolumbisë.

Sipas UOL Esporte, Henzel vdiq pasi pësoi një sulm kardiak gjatë një ndeshje futbolli. Henzel ishte vetëm 45 vjeç.UOL Esporte shkruan se Henzel ishte caktuar që të komentojë ndeshjen e Kupës së Brazilit këtë javë mes Chapecoenses dhe Criciumas.

Kjo ndeshje tani mund të shtyhet në shenjë respekti.Rafael Henzel ishte një prej shtatë njerëzve që shpëtoi në tragjedinë e vitit 2016.71 të tjerë vdiqën në këtë aksident ajror, ku prezent ishin lojtarë të ekipit, stafi teknik dhe gazetarë.Tashmë për Henzel kanë ardhur edhe ngushëllimet e para nga komuniteti i futbollit latin dhe ai evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat