Baloteli nuk u grumbullua nga Mancini

Futboll

Baloteli nuk u grumbullua nga Mancini

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:18
Baloteli nuk u grumbullua nga Mancini

Mario Baloteli nuk u grumbullua nga Mancini për dy ndeshjet që Italia kishte në plan për këtë muaj. Trajneri ka thënë se ai nuk ishte gati për momentin se dhe në të ardhmen mund ta thërrasë.

Baloteli duket se nuk e ka zënë vendi dhe ka shëprthyer. "A e keni menduar ndonjëherë se edhe unë mund të refuzojë një ftesë të kombëtares?"- ka thënë Baloteli.

Më pas ai ka thënë: "Një ditë mund të keni nevojë për mua dhe unë do të jem gati siç kam qenë gati gjatë tre viteve të fundit, por më keni nënvlerësuar. Unë nuk jam robot, një epidemi apo një budalla. Shpesh nuk përgjigjem për të evituar polemika dhe tensione të kota".

"Gjithçka e grumbulloj brenda meje, por një ditë mund të shpërthej edhe unë kundërtë gjithëve. Ju lutem, më respektoni aq sa edhe unë e respektoj Italinë dhe më pas do të jemi të gjithë së bashku në të njëjtën linjë dhe jo kundër".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat