Milaim Zeka, pse more burrë nuk e hap debatin për klubet serbe që e shkelin sovranitetin tonë!

Futboll

Milaim Zeka, pse more burrë nuk e hap debatin për klubet serbe që e shkelin sovranitetin tonë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:42
Milaim Zeka, pse more burrë nuk e hap debatin për klubet serbe që e shkelin sovranitetin tonë!

Milaim Zeka, deputet në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka qenë e rrëshqitshme! Zeka ka plotësisht të drejtë në këtë aspekt. Bile Zeka habitet pse nuk ka pasur edhe debat në këtë aspekt nga gazetarët sportiv. Kjo është shumë me vend nga ana e Zekës, por ky burrë i kombit, që është deputet në Kuvendin e Kosovës, pse asnjëherë nuk e hapi debatin për klubet sportive ilegale serbe që funksionojnë në Kosovë dhe që zhvillojnë garat në kuadër të Serbisë.

Sa për dijeni të Zekës, që duket mjaft ofensivë në çështje tjera dhe mjaft i guximshëm, në këtë aspekt ka ngecur goxha fortë dhe do të ishte mirë ta nisë debatin edhe në Kuvend, se si është e mundur Cërvena Zvezda e Beogradit në hendboll, po ashtu Partizani i Beogradit, Zhelezniçari  Nishit po ashtu në hendboll, të futen në territorin e Kosovës. Edhe ky është debat z. Zeka që duhet me nisë në Kuvend dhe jo të heshtim, sepse nuk mundet Serbia të luajë ndeshjet e kampionatit e as të Kupës, se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Sa për dijeni tuaj si deputet, Mokra Gora në hendboll (meshkujt) garon në Superligën e Serbisë, e ka palestrën në Zubin Potok me 1200 ulëse, luan me himn e Flamur të Serbisë së Vuçiqit dhe çka është më keq, klubet nga Shumadija e Serbia po vijnë e po dalin nga shteti ynë sikur në bahçe të babës.  Jo vetëm në hendboll, është Mokra Gora dhe shumë klube tjera që luajnë në kuadër të serisë. Hiq më larg nuk e kemi Graçanicën, në periferi të Prishtinës, skuadër që nuk njeh institucionet tona, që luan në ligën e ashtuquajtur Kosmet. Jam i sigurt, se do të thoni, kjo çështje është e federatave sportive, e MIKRS-së, KOK-ut, ministrisë së punëve të brendshme por edhe juve si deputet, iu takon ta hapni debatin në Kuvend nëse keni guximin.    
“Kam qenë në shumë ndeshje futbolli nëpër shumë stadiume të botës. Kurrë në jetë, asnjëherë, dhe në asnjë stadium të botës, nuk kam parë që fusha e futbollit të ujitet vetëm katër minuta para se të fillonte ndeshja. Kjo ka ndodhur vetëm mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë!!!
E ku mos më rrëshqitë pastaj futbollistët?!! Fluturoninin sikur me pas hyp në skia!!!
Habia ime është se si nuk u hap asnjë debat për këtë çështje që gazetarët sportiv u është dasht me e dit ma së miri?!!!”, ka shkruar dje Zeka.
Krejt në fund, një pyetje për Zekën: A ke dëgjuar, që klubet e Suedisë ’i zhvillojnë garat kampionale në një shtet tjetër, po e zëmë në Danimarkë në kuadër të Suedisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat