Sportisti shqiptar përcillet për banesën e fundit

Futboll

Sportisti shqiptar përcillet për banesën e fundit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:25
Ali Mema

Paraditen e sotme në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, u mbajtën edhe homazhet për përcjelljen e legjendës Ali Mema, për në banesën e fundit.

Ish-mesfushori i Tiranës dhe Kombëtares, u nda dje nga jeta në moshën 76-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ndërkohë sot, për Liun, ishin mbledhur shumë figura të njohura të futbollit dhe jo vetëm.

Në fjalën e tij për median, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta deklaroi: “Ndarja nga jeta e Ali Memës është një mungesë e pazëvendësueshme për Tiranën dhe gjithë futbollin shqiptar. Ishte një lojtar i madh, i cili sfidoi edhe kampionë të Botës. Një model në ekip dhe në shoqëri. Kontributi i tij do mbetet vepër e përjetshme në futbollin tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat