E vërteton edhe shkenca: Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë

Futboll

E vërteton edhe shkenca: Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:28
Leo Messi

Tashmë nuk ka dilema, edhe shkenca e ka vërtetuar se Lionel Messi është përpara të gjithëve. Ylli argjentinas ka statistika impresionuese

Lideri i shkencës sportive, Simon Brundish e ka dhënë pikëpamjen e tij kur është pyetur se kush është futbollisti më i mirë në botë.

Ai nuk kishte dyshime kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të planetit.

“Derisa ai është gjallë, është vetëm një – Lionel Messi”, ka thënë Brundish.

“Nëse ju thoni se dikush tjetër është lojtari më i mirë në botë, Messi e ka thyer këmbën qe një vit, është i vdekur ose jeni duke gënjyer”, ka shtuar ai.

Messi konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve, prandaj nuk ka shumë dyshime sa i përket lojtarit më të mirë të momentit në botë.

Mirëpo, Brundish e ka një set statistikash, për të cilat mendon se janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund debatit në fjalë.

“Momentalisht Messi e shënon një gol ose e jep një asistim çdo 48 minuta”, shpjegon ai.

“Nëse e mendojmë se një ndeshje zgjat deri në 95 minuta (përfshirë këtu edhe kohën kur ka lëndime), do të thotë se ai shënon ose asiston dy herë brenda një loje”, shton Brundish.

Messi ka qenë gjithmonë i “ndjekur nga Cristiano Ronaldo, i cili ka po ashtu statistika impresionuese.

Mirpëo, Messi është përpara të gjithëve, edhe pse lojtarët tjerë si Luis Suarez, Neymar, Kylian Mbappe e Mohamed Salah kishin po ashtu statistika të jashtëzakonshme të shënimit të golave për klubet dhe kombëtaret respektive.

Brundish ndër të tjera thotë se dominimi i Messit nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave, por ai gjithashtu renditet lart edhe në statistikat e njohura si “xG-Build”.

Ky matës e poenton çdo lojtar të përfshirë në gol, përpos lojtarit që e bën pasimin final (asistimin) dhe shënuesin e golit.

Për shembull, nëse portieri e nis pasimin deri tek mbrojtësi, i cili më pas e luan topin për tek mesfushori ofanziv, para se t’ia japë topin shënuesit të golit, portieri dhe mbrojtësi mund të fitojnë pikë në këto statistika në sistemin “xG-Build”.

Duke e pasur parasysh se Messi zakonisht është asistues ose shënues, është e qartë dhe e logjikshme se ai është prapa lojtarëve të tjerë sa i përket “xG-Build”, të cilët kanë më shumë detyrë për ta ndërtuar nga fillimi aksionin për të shkuar deri tek goli dhe për shkak të pozitës së tyre më prapa në fushën e blertë.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar Messin që po ashtu të jetë prezent edhe në këtë rast.

Duke i përdorur statistikat e sezonit të plotë 2017-18 nga sajti i statistikave të futbollit, “Understat”, Messi ka qenë prezent në pozita mjaft të larta në “xG-build” në krahasim me “plejmekerët” më të mirë të botë si Eden Hazard i Chelseat, Mesut Ozil i Arsenalit dhe Christian Eriksen i Tottenhamit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka lënë prapa edhe lojtarët e mëdhenj si Ronaldo, Salah e Neymar.

Messi është nga një tjetër planet, definitivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat