City dhe United në garë për talentin e Benficas që kushton 120 milionë euro

Futboll

City dhe United në garë për talentin e Benficas që kushton 120 milionë euro

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:47
Joao Felix

Dy klubet nga qyteti i Manchesterit i kanë vënë syrin Joao Felix.

Joao Felix është thyer në një sensacion në Portugali, pasi gjithë klubet më të mëdha në botë po e ndjekin me interes të madh.

Sulmuesi 19-vjeçar ka mahnitur te Benfika dhe ka shënuar mesatarisht një gol për çdo dy ndeshje këtë sezon.

Kohët e fundit është raportuar se Manchester United është gati të ofrojë shifra të çmendura për djaloshin e ri.

Megjithatë, The Sun raporton se tashmë në lojë është futur edhe Manchester City, sepse Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin. Drejtori sportiv Txiki Begiristan ka qenë në Lisbonë në ndeshjen Benfica-Dinamo Zagreb, pikërisht për Felix.

Kush paguan klauzolën prej 120 milionë eurosh, e merr lojtarin pa nevojën e negociatave me Benfican, por natyrisht bëhet fjalë për shifra të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat