Van Gaal: Edhe Solskjaer “parkon autobusin” si Mourinho

Futboll

Van Gaal: Edhe Solskjaer “parkon autobusin” si Mourinho

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:52
Ole Gunnar Solskjaer, Jose Mourinho

Ish-trajneri holandez nuk është i impresionuar nga puna e Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.

“Djajtë e Kuq”, kanë pasur një ecuri shumë të mirë që nga ardhja e Solskajer i cili kishte zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Por sipas Louis Van Gaal, loja e Manchester United nuk ka ndryshuar, pasi edhe norvegjezi aplikon taktika të ngjashme me ato të Mourinhos, të njohur si “parkim i autobusit”.

“Trajneri që erdhi pas meje (Mourinho), ndërroi taktikat e lojës dhe filloi me “parkim të autobusit”, duke kërkuar lojën me kundërsulme”, deklaroi Van Gaal për BBC Sport.

“Kurse tani është një trajner i ri, që po ashtu e parkon autobusin dhe luan me kundërsulme. I vetmi dallim mes Mourinhos dhe Solskajer është se ky i fundit po arrin të fitojë në këtë mënyrë”.

“Unë nuk jam atje, por shihet se atmosfera në skuadër ka ndryshuar pozitivisht. Solskjaer ka ndërruar pozitën e Paul Pogbas dhe tani ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij”, përfundoi holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat