Tutet e nuk tutet Agimi! Agimi i kohës së okupimit dhe i pasluftës!

Futboll

Tutet e nuk tutet Agimi! Agimi i kohës së okupimit dhe i pasluftës!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:48
Tutet e nuk tutet Agimi! Agimi i kohës së okupimit dhe i pasluftës!

Federata e Futbollit e Kosovës nesër më 28 mars, do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës. Kuvendi do të mbahet në hotel “Emerald” me fillim në orën 17:00, ku do të bëhet prezantimi i punës në periudhën 2018/2019. Megjithatë, ka ditë që flitet se një grup po synon me çdo kusht ta rrëzojë Agim Ademin nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës. 
Para disa ditëve, Gamozi,  djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, e ka akuzuar shumë rëndë Ademin, ku kishte thënë mes të tjera përmes një letre: “Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij. Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur "miq-bashkpuntorë" të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po i'a bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit”.
Vërtetë kush është Agim Ademi? Ata që e njohin Agimin mirë, e din se ai burrë, i mirë apo i keq, herë me kravatë e herë pa të, i shtrembët apo i drejtë, ka dhënë për futbollin e Kosovës edhe në kohërat më të vështira, në kohën e okupimit, po ashtu edhe në periudhën e pasluftës dhe edhe tash është me futbollin, por tani në postin e presidentit!  

Disa thonë tutet e nuk tutet Agimi! Agimi i kohës së okupimit dhe i pasluftës! Ky është Agimi edhe pse nuk është njeriu apo profili ideal si asnjë njeri tjetër, të gjithë i kanë të metat e gabimet e tyre, por Agimi njihet si kontributdhënës! Por a do të sfidohet nesër me votëbesim?

Gjithçka do të shihet në Kuvendin e Punës, por merret vesh se Agimi e ruan qetësinë.  A do të jetë nxehtë apo ftoftë, varet krejt nga delegatët e pranishëm se më kë janë të pozicionuar edhe pse po mbretëron një qetësi në futbollin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat