Jep çehre Eroll, edhe nesër moti është me diell

Futboll

Jep çehre Eroll, edhe nesër moti është me diell

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:19
Jep çehre Eroll, edhe nesër moti është me diell

Kur e shikon në fotografi duket paksa i mrrolur apo jo me çehren siç jemi mësuar të shohim flokverdhin, sigurisht është edhe i lodhur nga aktivitetet e shumta në ditët e fundit, veçmas pas organizimit të ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës dhe asaj kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, kundër Bullgarisë. Është fjala për ish futbollistin e mirënjohur Eroll Salihu, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës apo që njihet si simpatik me qëndrimet e tija dhe herë – herë emocional.

Është shënuesi i parë i Kampionatit të Pavarur të Kosovës pas pavarësimit të futbollit tonë nga ai serbosllav, kishte shënuar golin në minutën e 17-të pikërisht me 13 shtator të vitit 1991, por me Prishtinën e kishin humb takimin me rezultat 3:2 nga Flamurtari. Salihu ka edhe një stres, sepse do që nesër Kuvendi i Punës së FFK-së, që t’i shkojë fije e për pe dhe ashtu si e do rendin, pa problem dhe kjo paksa e ka lodhur. A do të kërkohet votëbesimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi? Shihet nesër në kuvend!  

Një është e sigurt, se meteorologët edhe për nesër japin motin me diell, kjo më së paku duhet ta shqetësojë Erollin. Nuk ka shi, por kryesisht koha është me diell dhe sigurisht moti me diell do ta rrezatojë edhe në fytyrën e Erollit, që është i dashur për komunitetin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat