Shtohen kundërshtarët e Neymar në Paris: Unë do të shisja atë, jo Mbappe!

Futboll

Shtohen kundërshtarët e Neymar në Paris: Unë do të shisja atë, jo Mbappe!

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:27
Neymar

Ish-futbollisti francez, Christophe Dugarry ka folur në “RMC Sport”. Aty, ai zakonisht komenton çështjet që kanë të bëjnë me PSG. Ditët e fundit, Kylian Mbappé dhe Neymar kanë qenë në qendër të vëmendjes, pasi janë dëshira të klubeve të mëdha europiane, sidomos të Real Madridit. Nëse kampionët e Ligue 1 do të detyroheshin të shisnin njërin prej tyre, Dugarry është i qartë për zgjedhjen. Ky do të ishte braziliani. 

"Unë do të shisja Neymar, në qoftë se merrja prej tij 250 milionë euro. Në këtë mënyrë, përveçse kursej pagën e tij, mund të blej tre, ose katër djem të fortë në vendin fqinj. Unë shoh se ka të tillë te Liverpool. Neymar luan vetëm gjashtë muaj, prandaj ka shumë nëse... Nëse e shoh veten me lojtarë, të cilët nuk premtojnë të jenë të nivelit të tij, do ta mbaja, sigurisht”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat