Interi kërkon sulmuesin e Barcelonës

Futboll

Interi kërkon sulmuesin e Barcelonës

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:27
Foto

Preferohet Federico Chiesa, por për të mbërritur te i Fiorentinës nevojiten shumë para dhe rivaliteti është shumë i madh.

Diçka e tillë ka shtyrë drejtuesit zikaltër të mendojnë përsëri për Malcom.

Braziliani është një dëshirë e vjetër. Ai u kërkua me ngul verën e kaluar, por 22-vjeçari u transferua te Barcelona.

Aventura me ekipin katalanas nuk po shkon në mënyrën e duhur. Malcom ka shënuar tre gola në 15 ndeshje këtë sezon. Gjatë këtij viti kalendarik ka luajtur vetëm në tre ndeshje, në një total prej 32 minutash, kjo edhe si pasojë e lëndimeve.

Ai dëshiron të luajë dhe Interi është gati të përfitojë. Drejtuesit e klubit po përgatisin ofertën e duhur për të bindur Barçën që të heqë dorë nga sulmuesi i Barcelonës.

Opsioni më i mundshëm është huazimi i tij, që do i kënaqte kështu dy klubet dhe vetë lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat