Real Madrid dhe Atletico, derbi luhet në New York

Futboll

Real Madrid dhe Atletico, derbi luhet në New York

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:49
Ilustrim

Kompeticioni “International Champions Cup” ka organizuar një derbi zyrtar të Madridit më 26 korrik në stadiumin Metlife.

Emilio Butragueno, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Real Madrid, nuk ka dyshime në faktin se ndeshja do të zhvillohet.

“Pa dyshim, do të jetë një lojë shumë atraktive, tani që Atletico është një ekip i madh, tifozët e Nju Jorkut do të kenë mundësi të përjetojnë atë që e bën një derbi të Madridit kaq të veçantë”, tha ai.

Kujtojmë që Real Madrid fitoi ndeshjen e fundit në Wanda Metropolitano me rezultat 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat