Hernandez është lojtar i Bayernit 

Futboll

Hernandez është lojtar i Bayernit 

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:59
Hernandez është lojtar i Bayernit 

Futbollisti Lucas Hernandez është lojtar i Bayern Munihut. Skuadra bavareze përmes një komunikate ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid, për transferimin e Lucas Hernandez. Lojtari do t’i bashkohet Bayern Munih që nga 1 korriku i vitit 2019. Kampionët e Bundesligës po ashtu njoftuan se me Hernandez kanë nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Bayern në janar po ashtu ka nënshkruar edhe me një tjetër reprezentues francez. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Benjamin Pavardin e Stuttgartit. Bayerni lufton për titullin e kampionit në Bundesliga I, ku e ka rival të madh skuadrën e Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat