Coutinho i “shkel syrin” ekipit që e solli në Europë: Aty kam shumë miq - Bota Sot
Coutinho i “shkel syrin” ekipit që e solli në Europë: Aty kam shumë miq

Futboll

Coutinho i “shkel syrin” ekipit që e solli në Europë: Aty kam shumë miq

Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:15
Philippe Coutinho

Kur mbushi 18 vjeç, braziliani Philippe Coutinho kaloi oqeanin dhe u transferua në Serinë A, për të luajtur me Interin e Rafa Benitez, skuadra e tij e parë në “kontinentin e vjetër”. Aventura e tij me fanellën zikaltër nuk ishte ndër më të mirat dhe shpejt lojtari u largua tek Espanyol e më pas te Liverpool, ku dhe shkëlqeu.

Më pas erdhi transferimi te Barcelona dhe sërish nisi kriza, aq sa pas 18 muajsh ekipi “blaugrana” është gati ta shesë lojtarin. Edhe pse janë përmendur shumë alternativa për të ardhmen e Coutinho, duket se vetë braziliani ka një ide. Përmes një deklarate për mediat, pas fitores që Brazili arriti në miqësore ndaj Republikës Çeke, Coutinho jep një sinjal të qartë.

“Inter? Një skuadër ku kam luajtur dhe kam kujtime shumë të mira. Aty kam ende shumë miq, një vend i shkëlqyer. Të luaj sërish aty? Nuk e di, unë jam një lojtar i Barcelonës, kam një kontratë aty”, u shpreh Coutinho.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...