Arsenal do mesfushorin e Italisë për të zëvendësuar Ramsey

Futboll

Arsenal do mesfushorin e Italisë për të zëvendësuar Ramsey

Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:30
Italia

Sipas Daily Mirror, Arsenal kërkon të zëvendësojë Aaron Ramsey me Nicolo Barella.

Mesfushori uellsian ka arritur marrëveshjen me Juventus dhe do t’i bashkohet bardhezinjve në fund të sezonit. 

Trajneri spanjoll i Topçinjve Unai Emery ka piketuar talentin e Cagliari-t si pasardhësin ideal të Ramsey. 

Gjithsesi, gjithçka varet nëse Arsenal do të kualifikohet për në Champions League sezonin tjetër, pasi mesfushori nuk kushton pak. 

Raportohet se Cagliari nuk do të pranojë asnjë ofertë poshtë 50 milionë eurove dhe interesi për të është i madh. Në Serie A, Juventus dhe Inter janë favoritët për firmën e lojtarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat