Sarri i mori punën te Chelsea, Conte hakmerret duke i zënë vendin në Serinë A

Futboll

Sarri i mori punën te Chelsea, Conte hakmerret duke i zënë vendin në Serinë A

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:54
Sarri, Conte

Antonio Conte mund të jetë trajneri i ardhshëm i Romës. Sipas të përditshmes italiane “Corriere Della Sera”, presidenti i Romës, James Pallotta e konsideron ish-trajnerin e Chelsea dhe të kombëtares “azzurre” si ideal për stolin e ekipit verdhekuq.

Madje mësohet se presidenti Pallotta ka kontaktuar me ish-trajnerin e Chelsea, pa ekip që kur u shkarkua verën e kaluar, duke i lënë vendin Maurizio Sarri. Ky i fundit u përfol se do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës në rast se shkarkohet nga Chelsea, por nuk është kështu.

Duket se Pallotta ka të tjera plane për Romën dhe synon t’ia ofrojë detyrën  trajnerit Antonio Conte. Ky i fundit synon të rikthehet në Serinë A dhe ekipi kryeqytetas do të ishte një alternativë e mirë për të ardhmen.

Gjithsesi, për Conte janë interesuar edhe Inter e Juventus, ndaj për Pallotta nuk ka për të qenë aspak e lehtë për të marrë trajnerin. Sarri mbetet alternativa e dytë për stolin e Romës, me Conte që për momentin duket në “pole” për të drejtuar skuadrës kryeqytetase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat