Kosova U17 sot sfidon Spanjën

Futboll

Kosova U17 sot sfidon Spanjën

Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:41
Kosova U17

Kosova U17 ndodhet para një testi të rëndësishëm në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Të rinjtë e Kosovës, që arritur të kualifikohen në ‘Elite Round’, sot (e enjte) do të takohen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit të pestë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës do të luhet në Zvicër, me fillim nga ora 14:00.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë ndaj Ukrainës e ka humbur me rezultat 0-2, ndërsa ndeshjen e fundit në grup e luan ndaj Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat