Sulmonte me më pak lojtarë... 

Futboll

Sulmonte me më pak lojtarë... 

Nga: Fetah Veliu Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:31

Analizë
Fraksioni i parë: Përfaqësuesja bullgare, taktizoi në 5 minutat e parë, duke dalë përpara dhe duke ushtruar një presing lartë përpara, të themi eksperimental, pastaj u tërhoq në zonën e saj, në largësi nja 30 metra nga porta, duke mbuluar me saktësi zonën dhe lojtarët tanë të sulmit një për një!

Skuadra jonë posedoi topin dhe hapësirën në zonën e saj, por në fazën e sulmit sulmonte me më pak lojtarë, si rrjedhojë taktike e konceptuar nga trajneri apo e automatizimit individual të futbollistëve për detyrat pozicionale! Shih nga kjo shfaqje organizative e skuadrës sonë në fazën e sulmit, edhe pse skuadra bullgare u tërhoq në zonën e saj më shumë futbollist, ne, skuadra jonë sulmonte me më pak futbollistë, vetëm me Vedat Muriqin, Zenelin, Rashicën dhe aty këtu herë pas here edhe me Celinën. Pjesa tjetër e skuadrës sonë mbetej larg nga reparti i sulmit, si rrjedhojë e mungesës së konceptit taktikë të sistemit të lojës dhe të transformimit të skuadrës në fazën e sulmit!

Larg nga sulmi si në qasje dhe në hapësirë mbeten Shala dhe Kryeziu, pastaj luhej me topa të lart, diagonale, te Rrahmanit në drejtim te V. Muriqit, i cili në shumtën e rasteve ishte i vetmuar dhe i rrethuar nga tre lojtar kundërshtar! Pas marrjes së golit, skuadra u tensionua ne aspektin psikofizik, e nervozuar në kalimin e kohës dhe e frustuar, si mungesë e kontrollimit të rezultatit dhe te lojës, mangësi mentale e shfaqur, e ndihmuar taktikisht edhe nga futbollistët bullgar, të cilët ishin në aspektin taktik dhe mental më të përgatitur!

Fraksioni i dytë: Fillimi i pjesës së dytë i ngjashëm taktikisht nga të dy skuadrat me atë të pjesës së parë të lojës, gjerë te minuta e 58-të, pas inkuadrimit te Halimit dhe Zhegrovës, si rezultat mental i përzgjedhësit tonë, i cili nuk kishte me çka të humbte se ishte ne disavantazh, dhe futja e dy futbollistëve me tipare sulmuese, ndërroj krejtësisht skema taktike e lojës 4:4:2, duke sulmuar me katër sulmues dhe shkuarja përpara e Halimit, i cili kontribuoi shumë në fazën e sulmit dhe bëri që të barazohet rezultati dhe të jemi në epërsi numerike me sulmues ne fazën e sulmit dhe të më shumë rasteve për të shënuar në portën kundërshtare! Rezyme: Në garat e një cikli të ri kompetitiv, të nivelit më të avancuar Evropian, përfaqësuesja jonë në ndeshjen e parë të këtyre garave kundrejt përfaqësueses bullgare, mbeti në frymën garuese dhe taktike të garave të Ligës së Kombeve!

Duke e ditur cilësinë dhe përvojën e përfaqësueseve konkurruese të kësaj gare Evropiane, përfaqësuesja e jonë, shtabi teknik nën drejtimin e Bernard Challandes, është dashtë të studiojë skuadrën e Bullgarisë, kapacitetin organizativ, atë taktik dhe vlerat, cilësitë psikofizike te futbollistëve bullgar! Shikuar në potencialin psikofizik të futbollistëve, cilësia e saj ishte shumë më e avancuar të futbollistët tanë, por nëse e marrim përvojën dhe sidomos konceptet organizative në lojë, ato taktike, skuadra bullgare ishte në epërsi dhe më shumë e konceptuar, në menaxhim më të lartë taktik dhe mental nga përfaqësuesja jonë!

Prandaj, përfaqësuesja jonë, e ndihmuar nga përzgjedhësi i saj Challander, duhet të ndihmohet dhe ngritët në konceptin taktik dhe atë mental, shih këtë, na faturoj rezultati dhe organizimi taktik i përfaqësueses sonë në ndeshje me përfaqësuesen e Bullgarisë! Mbetet në ndeshjet e radhës të përmirësohemi, duke mbet të kënaqur me frymën garuese, përfaqësues të djelmoshave tanë, të cilët i kemi dhuratë nga Zoti, dhe se këta djelmosha dhe të tjerët që do të vijnë do të na bëjnë krenar në përfaqësim, në rezultate dhe pse jo edhe të fitimit të titujve Evropian! Fund 
Autori është trajner i futbollit! fund

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat