Shkëndija për fitore në Kratovë

Futboll

Shkëndija për fitore në Kratovë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:02
Ilustrim

Sileksi është ‘klient’ i rregullt i Shkëndijës dhe kuqezinjtë nuk humbin në Kratovë prej 6 dhjetorit të vitit 2015, që është humbja e vetme në 27-të duelet e fundit mes dy skuadrave. 
Shkëndija nga Tetova, kampione në fuqi, rikthehen në aksion të enjten kur takohen me Sileksin në Kratovë në kuadër të javës së 24-të në LPFM. Shkëndija lë pas pauzën e Kampionatit të Maqedonisë Veriore shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese dhe 12-të ditë pas duelit me Rabotniçkit do të kërkojë pikë të reja kundër Sileksit në udhëtim.

Stafi teknik vlerësoi pozitive pauzën kur ekipi fitoi hapësirën e duhur për të pushuar dhe në të njëjtën kohë të akumulojë energji të reja për sfidat e ardhshme. Mungesën e ndeshjeve kampionale ekipi e kompensoi me miqësoren me Vëllaznimin e Gjakovës (barazim 0:0), ndërsa gjithë kohën skuadra ka punuar pa lojtarët e grumbulluar me ekipet përfaqësuese. Reprezentuesit e Maqedonisë, Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu bashkë me më të rinjtë që ishin pjesë e moshave të vendit, Shqipërisë dhe Kosovës janë kthyer në stërvitje dhe stafi teknik vetëm të mërkurën ka mundur të llogarisë në të gjithë futbollistët. Në kombinim kthehet Besmir Bojku që humbi sfidën me Rabotniçkin shkaku pezullimit me pesë kartona të verdhë.

Marjan Radeski zhvilloi 45 minuta shumë pozitive në miqësoren me Vëllaznimin e Gjakovës dhe stafi teknik e ka futur në listën e futbollistëve që do të konkurojnë për lojë nesër kundër Sileksit. Kuqezinjtë përfundimisht shkojnë në një prej transfertave më të dëshiruara kohëve të fundit. Sileksi është ‘klient’ i rregullt i Shkëndijës dhe kuqezinjtë nuk humbin në Kratovë prej 6 dhjetorit të vitit 2015, që është humbja e vetme në 27-të duelet e fundit mes dy skuadrave. Në këtë kampanjë Shkëndija fitonte 2:1 sfidën e parë si mysafire, ndërsa në Tetovë takimi u mbyll me triumf bindës 5:0. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani tash kërkon fitoren e tretë sezonale kundër rivalit nga Kratova dhe skuadra duket e gatshme për të bërë detyrën e saj. Takimi Sileksi-Shkëndija luhet sot në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në orën 14:30. Skuadra e Shkupit do të jetë nikoqire në Çair, ku do të pret ekipin e Makedonija Gj.P. Lajm i mirë për ekipin bardheblu është se rikthehet nga lëndimi kapiteni Muharem Bajrami, ndërsa gjithashtu ka kaluar dënimin e pesë kartonëve të verdhë edhe Suhejl Muharemi. Për ndeshjen në fjalë ka folur mbrojtësi Amir Biliali, i cili ka vlerësuar pauzën dy javore dhe se ekipi ka stërvitur i plotë për ndeshjet në vazhdim.

“Kemi pushuar mjaft pasi nuk ka pasur ndeshje kampionale, mirëpo kjo na ka ndihmuar për tu stërvitur dhe kemi punuar shumë mirë me gjithë futbollistët dhe besoj se jemi gati për ndeshjen e radhës dhe për ato tri të tjera, pasi për 10 ditë kemi 4 ndeshje. Jemi gati për të dhënë më të mirën në fushë. Nuk mendojmë për asnjë kundërshtarë dhe ne do të futemi në fushë, pasi lozim në shtëpi, do të japim më të mirën për të dal në fund me rezultat pozitiv edhe ashtu besoj do të jetë”, ka thënë Bilali. Ndërkaq Renova nga Xhepçishti i Tetovës do të ndeshet me Bellasicën nag Strumica.

Kampionati i Maqedonisë Veriore 
Ndeshjet, sot

Rabotniçki-Vardari    14.30
Renova-Bellasica    14.30
Shkupi-Makedonija    14.30
Sileksi-Shkëndija        14.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat