Emerson: Mund të fitojnë Championsin

Futboll

Emerson: Mund të fitojnë Championsin

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:50
Emerson: Mund të fitojnë Championsin

Ish-mesfushori i Romës, Juventusit, Realit, Emerson ka dhënë një intervistë për “MC Sport” duke prekur një sërë çështjesh, ku Juventusi ishte në fokusin e tyre.

Emerson kujtojmë që u largua nga Juventusi në verën e vitit 2006, pasi “Zonja e Vjetër” u dënua me rënien në Serinë B.

Në atë kohë braziliani është quajtur “tradhtar” nga tifozët e Juventusit për zgjedhjen e bërë.

Juventusi? “Nuk më pëlqen të bëjë krahasime, pasi janë kohë të ndryshme. Por ky Juventus me Ronaldon është një skuadër e fortë dhe e tregoi në ndeshjen kundër Atletikos. Ata mund të fitojnë Championsin”.

Paketa-Dibala? “Dibala është një lojtar i madh, por duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar Juventusin në Champions. Ai ka një mundësi të madhe të tregoj shumë gjëra këtë vit. Ndërsa Paketa ka kuptuar shumë mirë futbollin italian, gjë që nuk është e lehtë”.

Mesfushorët më të mirë? “Më pëlqen shumë Pjaniç nga mënyra si luan. Ndërsa Kasemiro më pëlqen pasi mbron shumë mirë dhe është i aftë në fazën ofensive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat