Kriza te Flamurtari

Futboll

Kriza te Flamurtari

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:32
Kriza te Flamurtari

Bashkia e Vlorës i ka dërguar një shkresë zyrtare institucionit të futbollit shqiptar për borxhet që ka zyrtarisht klubi i Flamurtarit. “Panorama Sport” zbulon se pak orë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Vlorës, vetë kryebashkiaku Dritan Leli ka reaguar pas kërkesës së një prej këshilltarëve.

“Zoti Leli, çfarë po bëhet me Flamurtarin? Klubi ka disa muaj që u ka vënë në dijeni për problemet financiare, do reagoni apo kur të zbresim nga kategoria do themi rroftë Orikumi…”, – ishte një nga reagimet e anëtarëve të Këshillit. Më pas Leli mbajti këtë qëndrim.

“Askujt nuk i vjen mirë për këtë situatë, por unë i kam dërguar zyrtarisht një shkresë FSHF-së dhe presim përgjigje. Duhet të njihemi më konkretisht me detyrimet që ka klubi, e pastaj të veprojmë. Do të gjejmë një zgjidhje, Flamurtarin nuk duam ta shohim për mbijetesë, por në Europë”, deklaroi Leli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat