Shkëndija e fortë për Sileksin, Renova me pikë të plota

Futboll

Shkëndija e fortë për Sileksin, Renova me pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 17:28
Shkëndija e fortë për Sileksin, Renova me pikë të plota

Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, fiton tri të mëdha dhe përforcon edhe më shumë pozitën e parë në Kampionatin e Maqedonisë Veriore.

Skuadra shqiptare u kthye me tri pikë domethënëse nga Kratova, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 3:0 Sileksit, në ndeshjen e javës së 24-të. Në minutën e 25-të, Filip Milenkovski shënon autogol për epërsinë e kuqezinjve, ndërsa në periudhën e dytë të lojës Sileksi ndëshkohet edhe dy herë nga tetovarët. Në minutën e 66-të, Agim Ibraimi realizoj për 0:2 dhe Visar Musliu vulosi fitoren 0:3 pikërisht në minutën e 87-të.

Kryetrajneri Qatip Osmani është krenarë për tri pikët që importuan dhe po shkojnë drejt mbrojtjes së titullit të kampionit. Shkëndija kryeson me 53 pikë, ka tetë më shumë se Vardari në pozitën e dytë, kurse Sileksi është në vend të tetë me 24. Skuadra tjetër shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës bëri lojë shumë të mirë dhe në konak të vet ndali tri pikë shumë të vlefshme, kështu që shton gjasat edhe më shumë për të siguruar një vend në garat evropiane. Renova triumfoi me rezultat 3:2 kundër Bellasicës nga Strumica. Për Renovën shënuan:  Bojan Miovski (8’), Emran Ramadani (31’) e Muhamed Useini (75’) dhe Martin Mircevski (31’) e Dushan Saviq (90+1’). Renova është në vend të katërt me 33 pikë, sa ka edhe Shkupi në pozitën e pestë dhe Bellasica është e parafundit (i nënti) me 19 sosh. 

Kampionati i Maqedonisë Veriore

Shkupi- Makedonija GP    0:1
Rabotniçki-Vardari    0:2
Renova-Bellasica    3:2
Sileksi-Shkëndija        0:3
Tabela
1. Shkëndija    24    16    5    3    53
2. Vardari    24    13    6    5    45
3. A. Pandev    23    13    3    7    42
4. Renova    24    8    9    7    33
5. Shkupi    24    9    6    9    33
6. Rabotniçki    24    9    4    11    31
7. Makedonija GP    24    7    8    9    29
8. Sileksi    24    5    9    10    24
9. Bellasica        24    4    7    13    19
10. Pobeda    23    5    3    15    18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat