FFK i dhuron pension bashkëshortes së Fadil Vokrrit

Futboll

FFK i dhuron pension bashkëshortes së Fadil Vokrrit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 18:49
FFK i dhuron pension bashkëshortes së Fadil Vokrrit

FFK ka miratuar pension për bashkëshorten e Fadil Vokrrit, me propozim të Abedin Zekës, delegatit të Trepçës’89.

Në Kuvendin e Punës së FFK-së, delegatët miratuan raportet financiare dhe ato të punës e të garave të FFK-së pa vërejtje dhe poashtu kaloi edhe vendimi për një pagë/pension për bashkëshorten e ish Kryetarit të FFK-së.

Fadil Vokrri, futbollisti më i mirë i Kosovës i të gjitha kohëve, ka qenë Kryetar i FFK-së në kohën e pranimit në UEFA dhe FIFA deri në vdekjen e tij, vitin e kaluar, si pasojë e një sulmi në zemër.

Kohëve të fundit ka pasur përplasje publike midis Kryetarit të FFK-së, Agim Ademit dhe djalit të Fadil Vokrrit, Gramozit, derisa mediat kanë spekuluar shumë rreth këtyre përplasjeve.

Në raportin e prezantuar thuhet se të hyrat financiare kanë arritur shifrën e 11 milionë e 38 mijë eurove. Të hyrat janë nga FIFA dhe UEFA 88.86 për qind për vitin 2018, të tjerat nga sponsorët, ministria, dënimet e shqiptuara në ligë dhe të drejtat televizive. Të shpenzuara janë 11 milionë e 47 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat