‘Rikthimi i Zidane është sikur të fitonim titullin’

Futboll

‘Rikthimi i Zidane është sikur të fitonim titullin’

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:37
Zinedine Zidane

Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid ishte sikur fitimi i një titulli për yllin e Real Madrid.

Ylli i Real Madrid, Alvaro Odriozola, ka mbetur jashtëzakonisht i lumtur me rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e ‘Los Blancos’.

Zidane kishte fituar  tre tituj të Ligës së Kampionëve para se të largohej nga Real Madrid, për tu kthyer pas vetëm 10 muajve.

E këtij rikthimi, i është gëzuar shumë Odriozola, i cili ka thënë se ky rikthim është sikur fitimi i titujve.

“Unë gjithmonë e kam admiruar atë. Ishte e bukur ta shihje atë tek luante. Si trajner që është, e admiroj afërsinë e tij me lojtarët’ ka thënë Odri.

“Me atë afërsi, ai ia del që të mbaj të gjithë të motivuar. Zizou gjithmonë flet të vërtetën. E vlerësoj atë shumë” ka thënë tutje mbrojtësi.

“Rikthimi i tij ngjall shpresat. Është sikur të kemi fituar titullin. Jemi shumë të lumtur” ka thënë tutje ai.

Rikthimi i legjendës franceze në stolin e ‘Los Blancos’ erdhi 12 muaj pasi ai u largua nga Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat