Barca afron De Ligt, këta janë lojtarët që do të shkojnë drejt Ajax

Futboll

Barca afron De Ligt, këta janë lojtarët që do të shkojnë drejt Ajax

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:57
Matthijs De Ligt

Skuadra e Barcelonës është shumë afër që të transferojë yllin e Ajax, Matthijs De Ligt.

Në kërkim të De Ligt janë edhe skuadrat si Juventus dhe Paris Saint Germain, por Barca janë favoritët për shërbimet e tij.

Por, për nënshkrimin e tij, skuadra katalane do të duhet të heq dorë nga katër lojtarët premtues të skuadrës.

‘Calciomercato’ shkruan se në marrëveshje të De Ligt, Barca do të ofrojë Jean Claird – Todibo, Juan Miranda, Oriol Busquets dhe Riqui Puig.

Kjo marrëveshje përshtatet edhe me nënshkrimin e marrëveshjes që parasheh shkëmbimin e lojtarëve të akademisë mes Ajax dhe Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat