Ekziston vetëm Messi, tifozët e Barcelonës zgjedhin golin më të bukur në histori

Futboll

Ekziston vetëm Messi, tifozët e Barcelonës zgjedhin golin më të bukur në histori

Më: 29 mars 2019 Në ora: 08:53
Futbollistet e Barcelones

Para 3 muajsh Barcelona hapi një votim për tifozët e vet, duke i ftuar të votonin për golin më të bukur në historinë e klubit.

U seleksionuan në total 64 gola dhe u krye një proces me eliminim deri në finale, ndërsa tashmë ka ardhur edhe verdikti, pas 500 mijë votash, me votues nga më shumë se 160 vende të botës.

Me shumicë absolute votash goli më i bukur në histori u zgjodh ai i shënuar nga Lionel Messi ndaj Getafe-s, në një ndeshje kupe, në sezonin 2006/2007. Goli i shënuar nga "Pleshti" mori më shumë vota, nga 4 golat që mbërritën në fazën finale të votimit.

I katërti në listën e golave më të votuar ishte një gol i shënuar nga Sergi Roberto kundër PSG-së, 11% të votave, ndërsa podiumi është i tëri për Messin. 45% të votave i mori goli ndaj Getafes, 28% një gol kundër Athletic Bilbao në finalen e Kupës së Mbretit dhe 16% një gol në Bernabeu, për Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat