Legjenda e Chelsea-t: Futbolli i Sarri-t është fantastik

Futboll

Legjenda e Chelsea-t: Futbolli i Sarri-t është fantastik

Më: 29 mars 2019 Në ora: 08:58
Maurizio Sarri

Frank Lampard, trajneri i Derby County dhe ish-mesfushor i Chelsea-t, ka folur për "Goal.com" në lidhje me trajneri e "Bluve" Maurizio Sarri, i cili ka marrë shumë kritika në këtë sezon. 

"Kam respekt për trajnerët që besojnë te një filozofi ose një sistem. Nuk kam punuar kurrë me Sarri-n, por kam parë Napoli-n e tij të luajë një futboll fantastik", ka thënë Lampard. 

"Mendoj se ka qenë i pafat dhe nuk e kam dëgjuar kurrë të flasë për 'Sarriball', nuk ka qenë një përkufizim i tij. Është një trajner shumë i mirë", ka përfunduar anglezi. 

Pavarësisht fjalëve të mira të Lampard, e ardhmja e trajnerit italian në drejtim të klubit londinez mbetet në dyshim. Chelsea ndodhet në vendin e gjashtë në Premier League, tri pikë larg zonës Champions League. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat