26 vjet nga debutimi me Romën, Totti zbulon për kë do ta braktiste

Futboll

26 vjet nga debutimi me Romën, Totti zbulon për kë do ta braktiste

Më: 29 mars 2019 Në ora: 08:59
Francesco Totti

Pikërisht në 26-vjetorin e debutimit të tij me fanellën verdhekuqe, legjenda e Romës, Francesco Totti zbuloi se ishte pranë transferimit te Real Madrid disa vite më parë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai që tashmë është në cilësinë e drejtuesit të lartë të klubit verdhekuq, gjatë në një intervistë të dhënë për “Bein Sports” në Doha.

“Isha shumë afër pranimit të ofertës së Real Madrid, por mora një vendim shumë të rëndësishëm në jetën time duke qëndruar te Roma për të gjithë karrierën time”, zbuloi kapiteni legjendar i Romës. 

“Nëse do të kisha vendosur të largohesha, atëherë do të shkoja jashtë Italisë dhe vetëm te Real Madrid, për shkak të respektit për tifozët. Në fund mendoj se kam marrë vendimin e duhur”, vijoi Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat