“Mungesa e Ronaldo-s s`do të jetë një problem për Juven”

Futboll

“Mungesa e Ronaldo-s s`do të jetë një problem për Juven”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:24
Ronaldo

Juventus mund të mos ketë në dispozicion Cristiano Ronaldo-n në ndeshjen e 10 prillit që do të luajë kundër Ajax-it në çerekfinalet e Champions League. Dëmtimi i pësuar nga CR7 me Portugalinë po mban në ankth popullin bardhezi. 

Gjithsesi, për të qetësuar juventinët në të gjithë botën ka menduar David Trezeguet, një legjendë e klubit bardhezi. "Juventus nuk varet nga një lojtar, edhe pse ai është mes më të rëndësishmëve. Dëmtimi i Cristiano-s nuk duhej, por janë edhe shokët e tij të skuadrës". 

"Mendoj se kjo duhet të mjaftojë kundër Ajax-it. Klubi ka një organikë shumë të madhe falë së cilës mund të bëjë një  paraqitje shumë të mirë në çerekfinale dhe të kualifikohet për më tej", ka thënë ish-sulmuesi francez.   

Cristiano Ronaldo do t'i nënshtrohet disa vizitave gjatë këtyre ditëve për të kuptuar më mirë kohën që do t'i duhet për të rikuperuar. Ai do të mungojë në ndeshjet e kampionatit që Juventus do të luajë kundër Empoli-t, Cagliari-t dhe Milan-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat