“Sa herë ke bërë seks këtë muaj?”, Pique çmend Madridin me përgjigjen epike

Futboll

“Sa herë ke bërë seks këtë muaj?”, Pique çmend Madridin me përgjigjen epike

Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:49
Gerard Piqué

Gerard Piqué ditët e fundit i dërgoi një mesazh në Twitter televizionit Movistar +, duke ftuar veten në programin "La Resistencia" drejtuar nga David Broncano, një komedian i njohur në Spanjë.

U tha, u bë, sepse të enjten në mbrëmje qendërmbrojtësi i Barcelonës ishte i ftuar në "La Resistencia", në Madrid, ku natyrisht spektakli ishte i garantuar, falë humorit dhe batutave mes Pique e Broncano.

Prezantuesi nuk e humbi rastin që t'i bënte një pyetje për paratë yllit të Barcelonës: "Sa para ke në llogarinë tënde bankare?". Përgjigja e Pique ishte një ngacmim për rivalët e qytetit, Espanyol: "Pas kaq vitesh në futboll, kam në bankë më shumë para se buxheti i Espanyol këtë vit". Prezantuesi i tha se buxheti i Espanyol këtë sezon është 57 milionë euro, ndërsa Pique u përgjigj: "Unë kam shumë më tepër".

Më pas, pyetja më provokuese: "Sa herë ke bërë seks këtë muaj". Përgjigja e bashkëshortit të Shakira-s ishte epike: "A llogaritet Bernabeu?". Natyrisht, një batutë që u ka djegur shumë tifozëve të Realit, sepse pak javë më parë Barcelona shëtiti dy herë në Bernabeu, duke marrë fitore të mëdha mes kampionatit e kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat