Liria në presion të Llapit! Fetahaj optimist 

Futboll

Liria në presion të Llapit! Fetahaj optimist 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:00
Liria në presion të Llapit! Fetahaj optimist 

Liria nga Prizreni kërkon me çdo kusht fitore, në luftë për të ikë nga vendi i parafundit (i 11-ti) në elitën e futbollit të Kosovës, kurse Llapi për të mbajtur hapin për titullin e kampionit. Llapi është në vend të tretë me 48 pikë, ka shtatë me pak se lideri Feronikeli, kurse Liria nuk ka më shumë se 24 pikë.

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren sot në orën 14.00 do të zhvillohet sfida mes Lirisë dhe Llapit, e cila pritet me kërshëri nga dashamirët me të flaktë të lojës më të popullarizuar në botë. Sulmuesi i Lirisë, Liridon Fetahaj, shprehet se janë të përgatitur në çdo aspekt dhe pretendojnë pikë të plota. “Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, presim patjetër rezultat pozitiv edhe pse dihen kualitetet e Llapit karshi nesh”, tha Fetahaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Liria ka një mungesë të madhe, i mungon Liridon Fetahaj, prej sulmuesve më të mirë në elitë.

Ai mungon për shkak të lëndimit. “Kemi mungesën e Fati Karahodës, mirëpo shpresoj që t’i shfrytëzojmë lojtarët të cilët i kemi në formë natyrisht edhe fushës që na konvenon”, theksoi ai. A mendoni se vetëm fitorja ju kënaq apo edhe barazimi? “Vetëm fitorja dhe asgjë tjetër nuk na kënaq, mirëpo siç e ceka kemi të bëjmë me Llapin që kanë super ekip dhe lojtar shumë cilësor”, thotë Fetahaj. A është Liria në presion të rezultateve? “Natyrisht që jemi në presion të rezultateve, të thosha të kundërtën do të gënjeja. Na duhen jashtëzakonisht pikët”, ka thënë Fetahaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat