Zhdrella: Udhëtojmë për pikë maksimale në Prizren

Futboll

Zhdrella: Udhëtojmë për pikë maksimale në Prizren

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:06
Zhdrella: Udhëtojmë për pikë maksimale në Prizren

Mesfushori më i mirë në vendin tonë, Mentor Zhdrella, futbollist i Llapit, shprehet se është sfidë e vështirë me Lirinë në Prizren, por shpreson në pikë të plota. “Ndeshje e vështirë, por udhëtojmë për pikë maksimale. Jemi të vetëdijshëm se është ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do të luftojmë për fitore”, tha Zhdrella.

Futbollisti shprehet se janë komplet dhe kjo është edhe një përparësi. Sot në orën 14.00 në stadiumin prapa palestrës “BIll Clinton” në Ferizaj, do të takohen Ferizaj dhe Drita. Ferizaj kërkon fitore për faktin se do t’ia shton gjasat edhe më shumë që të ikin nga zona e rrezikut, kurse Drita është më komode dhe në pozitë të mirë. Ferizaj renditet në pozitën e dhjetë me 25 pikë, kurse Drita në vend të 4-të me 38 sosh. Ndeshjet tjera luhet të shtunën dhe të dielën dhe secila ka peshën e saj.
IPKO Superliga, java e 24-t
E premte

Ferizaj-Drita    14.00
Liria-Llapi    14.00

E shtunë 
Gjilani-Trepça ’89    14.00
KEK-u-Drenica    14.00
E diel
Ballkani-Prishtina    14.00
Flamurtari-Feronikeli    17.00

Liga e Parë, java e 21-të
E shtunë

Trepça-Vushtrria
Istogu-Fushë Kosova

E diel
Besa-Bashkimi

Vëllaznimi-Onix
Vitia-2 Korriku
Kika-Dukagjini
Vllaznia (P)-Drenasi
Arbëria-Ramiz Sadiku
Ndeshjet luhen në orën 14.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat