Shaqiri me probleme apo...

Futboll

Shaqiri me probleme apo...

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:46
Shaqiri me probleme apo...

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri pritet të aktivizohet në ndeshjen që Liverpooli e zhvillon kundër Tottenhamit, të dielën.

Ylli shqiptar nuk u grumbullua me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e marsit, për shkak të një lëndimi në ijë.

Pavarësisht se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp së fundmi ka thënë se lojtari është në gjendje të mirë, portali i njohur sportiv, “Goal.com” ka raportuar se ai është në dyshim për ndeshjen kundër londinezëve.

“Xherdan Shaqiri është në dyshim për këtë ndeshje, pasi mungoi në kualifikimet e Zvicrës për ‘EURO 2020’ me një problem në ijë,” ka shkruar “Goal.com.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat