Gattuso: Me Kessien keni gënjyer

Futboll

Gattuso: Me Kessien keni gënjyer

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:17
Gattuso: Me Kessien keni gënjyer

Rino Gattuso, trajneri i Milanit, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Sampdorias, që vjen dy javë pas humbjes në derbi dhe vendit të katërt në renditje, pasi Interi i ka marrë vendin e tretë. 

"Kemi humbur një ndeshje, ishte më e rëndësishmja e viteve të fundit, por e gabuam. Ndeshja me Interin, ashtu si ajo ndaj Arsenalit, ishin të ngjashme. 

Ishte një goditje e rëndë që morrëm por duhet të shohim përpara për t'u përmirësuar nëse duam të kapim Champions League, që është edhe titulli ynë. Hidhërimet duhet t'i lësh mënjanë nëse do të shohësh përpara. Në pjesën e parë, nëse Interi do të kishte shënuar tri gola nuk do të thoja asgjë, ashtu sikurse edhe ndeshja po të mbyllej në fund 3-3".

"Krijuam shumë raste, por pjesa e parë ishte e turpshme, edhe pse nuk duhet të flakim asgjë. Shoh një skuadër që di të luajë dhe se për çfarë po luan. Ishte e zhgënjyer pas humbjes por është normale. Ishte e zhgënjyer edhe për atë që ndodhi në stol. Do të bëjmë të pamundurën për objektivin tonë".

"Eshtë e detyrushme që të futemi në mentalitetin e një ekipi të madh. Do të përballemi me një ekip që këto vitet e fundit na ka vënë në vështirësi. Ka tre sulmues përpara që lëvizin në mënyrë të pabesueshme dhe stërvitet nga një trajner i madh. Do të duhet një paraqitje super për të marrë fitoren. Vuajtëm shumë pas derbit. Shumë futbollistë erdhën shpejt, ata që qëndruan u stërvitën me entuziazëm".

Momenti -  "Idetë janë, prej muajsh dëgjoni të them që marr përgëzime dhe elozhe sepse i ngjan Nereo Roços. Unë isha një futbollist që bëja presion, më pëlqen ajo tip loje. Kam bërë një gabim, mendova se Interi ishte në moment vuajtje dhe e përgatita keq. Ndoshta, nuk u tregova i zoti. U tregova mendjemadh në zgjedhjet e bëra".

Kessie - Gattuso sqaroi edhe raportin me Kessie, pas asaj që ndodhi në derbi. "U ballafaqova me të, nuk është e vërtetë që nuk kemi biseduar. Janë thënë gënjeshtra. Nuk mbaj mëri, por në nivel profesional lojtarët e dinë se kërkoj shumë. Mund edhe të bëjnë xhonglime me zemrën time nëse duan. 

Duhet respekt për përbërësit. U sqarova dhe gjithçka u mbyll. Në karrierën time si futbollist kam gabuar shumë edhe unë, shpesh me skena edhe më të këqija. Galliani donte të më hiqte shiritin".

Mbi të ardhmen: "Të ardhmen time do ta zbuloni pas  dy muajsh. Nuk është prioritet, nuk mendoj për kontratën. Pas dy muajsh do të kuptoni shumë gjëra. Eshtë folur shumë, pa kuptim fare...".

Sa i përket momentit të lojtarëve: "Nuk jemi në kafe... Sipas teje jam një mazokist dhe hedh në fushë lojtarë që nuk janë mirë? Mendon se dua të humbas?".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat