Coutinho lëshon “bombën”: Do të largohem nga Barcelona!

Futboll

Coutinho lëshon “bombën”: Do të largohem nga Barcelona!

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:30
Philipe Coutinho

Philipe Coutinho po mendon klubin e ardhshëm që do të luajë, duke qenë se te Barcelona nuk e shikon veten që nga fundi i këtij sezoni.

Në miqësoret që Brazili zhvilloi me Panamanë dhe Republikën Çeke, Coutinho ka zhvilluar disa biseda me shokët e kombëtares dhe gazeta spanjolle, “Sport”, e cila njihet për lidhjet e ngushta me Barcelonën ka zbuluar bisedën që braziliani ka bërë me shokët e tij.

“Po mendoj të largohem nga Barcelona, e di se është një vendim i vështirë, por kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë për karrierën tim”, me këto fjalë mësohet të iu jetë drejtuar Coutinho shokëve te Brazili, por emrat e tyre nuk janë zbuluar.

Gjithsesi drejtuesit e Barcelonës ende nuk janë në dijeni të vendimit që ka marrë 26-vjeçari, për faktin se ai ende nuk ua ka bërë të qartë qëllimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni. 

Coutinho është i vetëdijshëm për formën e dobët që ka pasur këtë sezon dhe beson se një ligë tjetër do i japë atij shansin të shpërthejë ashtu si tek Liveprool. Për brazilianin interes të fortë ka Manchester United, të cilët do të provojnë në merkaton e verës për ta marrë në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat