Messi thur elozhe për Ronaldon dhe shpreh “mallin” me këto fjalë!

Futboll

Messi thur elozhe për Ronaldon dhe shpreh “mallin” me këto fjalë!

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:49
Ronaldon dhe Messi

Në një intervistë Messi ka zbuluar gjithçka rreth jetës së tij së fundi, teksa u ndal të flasë për dështimin që po përjeton te Argjentina dhe më pas u fokusua tek futbolli i sotëm dhe yjet që kanë perspektivë.

Yjet – Sot për sot, ka shumë lojtarë të mirë si: Neymar, Mbappe, Suarez, Hazard. Njëri prej tyre mund të bëhet më i miri në votë. Ronaldon e përjashtoj nga këta, e marr lart bashkë me veten time.

Ronaldo – Ishte bukur kur luaja kundër Ronaldos edhe pse ishte e vështirë dhe më ka shkaktuar vuajtje. Isha i zemëruar kur Real Madrid fitonte tituj. Do të ishte bukur nëse ai do të ishte ende këtu.

Juventus – Kam shumë respekt për këtë klub. Janë ekip shumë i fortë, me lojtarë shumë të mirë. Me afrimin e Ronaldos edhe më shumë. Me fitoren ndaj Atletico Madrid mori shumë avantazh, shpresoj që edhe ne të jemi atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat