Liria në krizë të rëndë, pëson fiasko nga Llapi

Futboll

Liria në krizë të rëndë, pëson fiasko nga Llapi

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:52
Pamje nga ndeshja

Liria nga Prizreni është në krizë të rëndë sa i përket rezultateve e cila para shikuesve të vet pësoi fiasko me rezultat 4:0 në takim me Llapin nga Podujeva. Tahir Batatina rikthehet në postin e kryetrajnerit me fitore të thellë dhe e mban hapin në luftë për titull të kampionit, ku aktualisht renditen në vend të dytë me 51 pikë, me një ndeshje më shumë e katër pikë me pak se lideri Feronikeli. 
Pjesa e dytë ka qenë fatale për vendasit, ku nuk ai dolën ta ndalin sulmin si stuhi të ekipit mysafirë. Golat i shënuan: Ahmed Januzi (36’ e 78’), Remzifaik Selmani (81'), Hamdi Namani (85') 
Liria është në vend të 11-të (e parafundit) me 24 pikë pas 24 jave në elitën e futbollit të Kosovës dhe në një gjendje shumë të vështirë, me shpresë se do ta sigurojnë ekzistencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat