Planet e gjigandëve të Europës!

Futboll

Planet e gjigandëve të Europës!

Më: 29 mars 2019 Në ora: 18:05
Planet e gjigandëve të Europës!

Futbolli europian po ndryshon imazh me disa prej skuadrave prestigjoze të tij që inagurojnë e ca të tjera ende që diskutojnë në duhet apo jo të shembin shtëpitë e tyre të lutjes, për historikun dhe emblematikën që përfaqësojnë disa stadiume. Në këtë kontest me Tottenhamin që sapo ka inaguaruar impiatin e ri Interi dhe Milani prezantojnë projektin për stadiumin e ri modern dhe bashkëkohor që do të ndërtojnë në Milano por tashmë pikëpytjet nëse duhet ta shembin San Siron e vjetër sa vijnë e shtohen.

Sidoqoftë krahas tyre qëndron Reali i Madridit që gjithashtu ka prezantuar projektin madhor prej 525 milionë eurosh që do të transformojë Bernabeun historik. Në 2022-in impianti i ri i klubit mbretëror dotë jetë në lartësinë e emrit që mban skuadra që luan në të, një mrekulli e teknologjisë, nga ana tjetër nuk humbasin kohë edhe rivalët historikë të Barcelonës që po përgatiten për të modernizuar Camp Noun mitik që do të kthehet në impiantin më të madh të kontinetit të vjetër në vitin 2022 që këtë herë do të ketë edhe një mbulesë ndërkohë që kapaciteti do të rritet në 105 mijë vende. 

Në Holandë Feyenoord pritet të nisë gjatë këtij viti punimet për impiantin e ri që do të përfundojë gjithashtu në vitin 2022 me një rritje të kapacitetit në 63 mijë spektatorë. Projekte madhështorë edhe për Liverpooolin ndërkohë në Hungari kanë nisur prej kohësh punimet për ndërtimin e një stadiumi të ri për kombëtaren që edhe këtë herë do të nderojë emrin e Ferenc Pushkash me kapacitet 67 mijë vende duke u përfolur që tani si kandidate për të mirëpritur një nga finalet e ardhshme të Championsit, ndërkohë që do të jetë edhe një nga 12 stadiumet që do të presin fazën finale të Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat