Binaku ndërron skuadër por jo kampionat!

Futboll

Binaku ndërron skuadër por jo kampionat!

Më: 29 mars 2019 Në ora: 18:09
Binaku ndërron skuadër por jo kampionat!

Egzon Binaku ndërron zyrtarisht skuadër por jo kampionat. Mbrojtësi i krahut të majtë të kombëtares shqiptare ka lënë Malmo-n klub tek i cili ka gjetur pak hapësira në muajt e fundit të vitit të kaluar, duke u transferuar te rivalët e Norrkoping. Një transferim deri diku surprizues ky i Binakut i cili është bërë zyrtar nga vetë klubi i Norrkoping  me një postim në rrjetet sociale. Nuk dihen termat e marrëveshjes dhe se sa do të zgjasë kontrata e 23-vjeçarit me klubin e tij të ri, megjithatë menjëherë pas transferimit te Norrkoping, Binaku ka thënë edhe fjalët e tij të pars, duke shpjeguar edhe zgjedhjen e tij se përse u largua nga Malmo.

“Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re. Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua ti falënderoj të gjithë”-është shprehur  23-vjeçari gjatë prezantimit në klubin e ri.

Binaku është një zbulim i ish-trajnerit Christian Panucci në kombëtaren shqiptare ndërkohë që mbrojtësi la grumbullimin e fundit të kuqezinjëve për shkak të një dëmtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat