Simeone: Nuk mund ta imagjinoj Atleticon pa Griezmann

Futboll

Simeone: Nuk mund ta imagjinoj Atleticon pa Griezmann

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:40
Antoine Griezmann

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka thënë se nuk do të mund ta imagjinonte skuadrën e tij pa yllin kryesor, Antoine Griezmann.

Ylli francez ka rrolin kryesor në skuadrën e tij, dhe kontrata e tij skadon në vitin 2023. Simeone nuk dëshiron as ta mendoj një largim të mundshëm të Griezmann gjatë verës.

E ardhmja e numrit 7 të Atletico ishte në pikëpyetje edhe sezonin e kaluar, por edhe tash janë rritur zërat për një largim të tij drejt Barcelonës.

“Sinqerisht, nuk jam i shqetësuar për problemet e Griezmann” ka thënë Simeone për mediet.

“Ai është kapiteni i Atletico Madrid. Ai gjithmonë është përgjigjur me futboll, me fakte” ka thënë tutje ai.

“Tani ne kemi ndeshje të rëndësishme, në të cilat ai duhet të përgjigjet” ka vazhduar argjentinasi.

“Nuk mund ta imagjinoj sezonin tjetër pa të, sepse ai ka kontratë me skuadrën dhe është njëri nga kapitenët. Ai dha gjithçka që kur erdhi” ka thënë në fund Simeone.

Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, Atletico kthehet për të mbyllur serinë prej dy humbjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat