Guardiola merr një lajm të madh

Futboll

Guardiola merr një lajm të madh

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:18
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka marrë një lajm të jashtëzakonshëm para ndeshjes së ardhshme të Manchester City.

Në fazën e fundit në garën për titullin e Premierligës,  Guardiola tashmë ka një skuadër të kompletuar.

Kevin De Bruyne dhe Fernandinho janë rikthyer në skuadër, por nuk është e sigurt nëse spanjolli do t’i aktivizojë dyshen këtë fundjavë.

“Të gjithë janë kthyer në formë të mirë fizike. Fernandinho u kthye, Vincent gjithashtu, Kevin dhe të gjithë” ka thënë Guardiola.

“Mendy u stërvit në tri ditët e fundit dhe kishte shenja të mira. Përveç Delph, të gjithë janë të gatshëm. Kemi 21 nga 22 lojtarët” ka shtuar spanjolli.

“Mund të them se edhe pas pauzës së kombëtareve ritmi është pothuajse i njëjti” ka shtuar ndër të tjerash Guardiola.

Manchester City do të ketë përball skuadrën e Fulham, e cila është në një seri prej shtatë humbjeve radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat