Challandes: Nuk isha i kënaqur me lojtarët pasi kishte shumë “blla, blla, blla”

Futboll

Challandes: Nuk isha i kënaqur me lojtarët pasi kishte shumë “blla, blla, blla”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:40
Bernard Challandes

Bernard Challandes ka thënë se lojtarët e Kosovës ranë në provokime të bullgarëve në ndeshjen që përfundoi 1-1 në Fadil Vokrri

Kosova luajti baraz 1-1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë të kualifikuesëve të Euro 2020.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si lojtarët kërkonin t’i qeronin hesapet me kundërshtarët.

Në fillim të ndeshjes, gjatë një momenti Mërgim Vojvoda u kacafytë me bullgarët, derisa më pas u ndëshkua me karton të verdhë. Bullgaria gjatë tërë kohës mundohej që të luante me nervat e futbollistëve të Kosovës.

“I kam thënë qëndroni të qetë, ju jeni futbollistë të mirë, nëse ju flisni me bullgarët atëherë do të humbni,” ka thënë Challandes.

“Nuk isha i kënaqur pasi kishte shumë blla, blla, blla, por më pas ne luajtën futboll.

“Organizimi është shumë i rëndësishëm, mund të kishim fituar, por pas barazuam ndeshjen duhet të ishim më të kujdesshëm,” përfundoi tekniku zviceran. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat