‘Lozano po e ëndërron kalimin tek Man Utd’

Futboll

‘Lozano po e ëndërron kalimin tek Man Utd’

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:36
Hirving Lozano

Skuadra e Manchester United ka mësuar një lajm shumë të mirë, rreth yllit meksikan, Hirving Lozano.

Anësori i Meksikës, i cili bëri sensacionin në Kupën e Botës  Rusia 2018, po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra evropiane.

Aktualisht, lojtari paraqitet me skuadrën holandeze PSV Eindhoven, por duket se ai do ta dëshironte shumë një kalim në ‘Old Trafford’.

“Ajo që mund të them dhe të garantojë është se një skaut i Man Utd ka qenë duke e vëzhguar Lozanon që kur ai ishte 16 vjeçar” ka thënë Martinez.

“Ata kanë disa video të tij të golave, sjelljeve. Ata janë një nga skuadrat me skautët më të mirë” ka thënë tutje Presidenti i Pachuca.

“Ëndrra ime do të ishte të shoh Lozanon tek Man United dhe Hector Herrera tek Atletico Madrid. Do të ishte ëndrra ime dhe e tyre” ka thënë tutje ai.

Mbetet të shihet nëse Manchester United do të bëjë ndonjë lëvizje zyrtare për të siguruar shërbimet e Lozano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat