Pas 4 sezoneve te Benfica, ish-lojtari i Milan grumbullohet me ekipin e parë

Futboll

Pas 4 sezoneve te Benfica, ish-lojtari i Milan grumbullohet me ekipin e parë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:39
Adel Taarabt

Adel Taarabt është rikthyer tek ekipi i parë i Benficas dhe do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në kampionat. 

Kjo do të jetë hera e parë këtë sezon që mesfushori maroken ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ekipit të parë, teksa është aktivizuar tek skuadra B. 

Taarabt u konsiderua si një talent i madh disa vite më parë dhe madje luajti për një sezon te Milan në Serie A. 

Pas problemeve me sjelljen e tij jashtë fushës, Taarabt është zhdukur nga skena e futbollit, por kohët e fundit ka punuar shumë për t’u rikthyer fuqishëm. 

Ai vazhdon të ketë një kontratë goxha të mirë te Benfica, megjithëse deri tani ka luajtur vetëm me ekipin e dytë. 

Drejtuesit e klubit shpresojnë që ai të fillojë të tregojë vlerat e tij dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm për portugezët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat