Inter, Klinsmann nuk ka dyshime: Më vjen keq, por duhet bërë

Futboll

Inter, Klinsmann nuk ka dyshime: Më vjen keq, por duhet bërë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 00:18
Jurgen Klinsmann

Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi i Inter-it, ka dhënë mendimin e tij në  lidhje me shembjen e "San Siro"-s në një intervistë për "Corriere della Sera". 

"Më vjen keq për San  Siro-n, më pëlqen shumë, por duhet të merren masa për të ardhmen. Tre sezonet e kaluara tek Inter më kanë mbetur në zemër, ashtu si Italia", ka thënë gjermani. 

"Atje kam gjetur shumë persona të veçantë dhe akoma tani, pas 20 vitesh, lidhjet janë shumë të forta. Një botë e re u hap për mua në momentin kur u transferova nga Stuttgart-i tek Inter-i". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat